Pas gati gjysmë shekulli, bota e tenisit dhe jo vetëm do të jetojë aktin e dytë të “Betejës së Sekseve”.
Për herë të parë që nga sfida e famshme mes Billie Jean King dhe Bobby Riggs në vitin 1973, një teniste dhe një tenis do të përballen mes tyre. Më 20 dhjetor në Dubai, raketa numër një e botës në tenisin femëror, Aryna Sabalenka dhe australiani Nick Kyrgios do sfidohen mes tyre, në një “përsëritje” të ndeshjes historike.
Konfirmimi ka ardhur nga dy protagonistët, ndërsa kjo ide qarkullonte prej muajsh.
Nëse legjendat Billie Jean King dhe Bobby Riggs, atëherë u sfiduan mbi ndasitë dhe paragjykimet e kohës, sifomos në sport për burrat dhe gratë, tani bëhet fjalë për një gjetje marketingu.
Aryna Sabalanka është raketa numër një e botës në tenisin femëror dhe kampionë e freskët në US Open, ndër Nick Kyrgios, rekordin e tij në karrierë ka vendin e 16 në klasifikimin botëror të meshkujve. Në vitin 2025 ai ka luajtur vetëm prsë sfida zyrtare, për shkak të dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave për më shumë se 18 muaj.
Por si tenistja bjelloruse ashtu edhe tensiti australian kanë të njëjtin menaxher, që ka gjetur një mënyrë të re për të bërë biznes, por edhe për të fituar më shumë vëmendje, aq më tepër për Kyrgios, që kohët e fundit ka marrë vemendje mediatike vetëm për sulmet ndaj raketës numër një të botës, Janik Sinner.



