Kthehen pushuesit, trafik i rënduar në Lezhë

schedule21:15 - 26 Qershor, 2022

schedule 21:15 - 26 Qershor, 2022

Lezha është përfshirë nga një trafik i rënduar, pasditen e kësaj të diele.

Trafiku ka ardhur si pasojë e shtimit të numrit të pushuesve të cilët kanë zgjedhur Shëngjinin dhe Talen për të kaluar të nxehtin e kësaj fundjave.

Por siç rëndom ndodh çdo sezon turistik, pushuesit në kthim përballen me trafik të rënduar e radhë të gjata pritjeje deri sa dalin në Rrugën e Kombit.

/abcnews.al/