Kthehen pronat, Beqiri: Janë mbi 8 mijë kërkesa për kompesim, sa do të kushtojë

schedule17:48 - 25 Maj, 2023

schedule 17:48 - 25 Maj, 2023

I ftuar në “Newsline” në ABC News ka qenë i ftuar në një lidhje, Drejtori Juridik i Agjencisë së Pronave, Arilind Beqiri i cili foli pikërisht për vendimin e fundit të qeverisë për kthimin e pronave tek ish-pronarët.

Beqiri tha se me miratimin e akteve të fundit, tanimë nuk ka më asnjë pengesë për kthimin e pronës 100% tek ish-pronari.

Në radhë të parë dua të saktësoj diçka, ligji nuk e implementon të drejtën për paraqitje e kërkesave të reja në agjenci, por parashikon një rivendosje të afatit administrativ për shqyrtimin e kërkesave, të cilat kanë qenë në shqyrtim dhe ata që nuk kanë qenë marrë në shqyrtim për shkak të ezaurimit të afatit ligjor.

Më hyrje në fuqi të ligjit 77/2022, që u miratua në vitin 2022 si edhe me miratimin e dy akteve të miratuara ditën e djeshme, tanimë Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka më asnjë pengesë.

Në vazhdim Agjencia do të marrë në shqyrtim 6 mijë dosje.

Ky ligj parashikon mundësinë ligjore që Agjencia të ktheje 100% pronën te pronari” u shpreh Beqiri.

Ai shtoi se pronë e lirë quhet çdo  pronë që nga procedimi administrativ do të rezultojë e tillë, ndërsa sa i përket fatit nëse ligji 7501 është ende një problem, Beqiri theksoi se kjo është një çështje e tejkaluar taninë.

Pronat që janë ndarë me 7501 nuk do t’i zbriten më sa i takon pjesës së  pronës që do të rezultojë e lirë.

Ligji i mëparshëm për pronat që ishin shpërndarë me 7501 konsideroheshin si përfitime të zbritshme për këto ish-pronarë,  tani jo më. Pronat e kthyera me 7501 nuk do t’i zbriten më sa i takon pjesës që do të rezultojë e lirë” tha Drejtor Juridik i Agjencive së Pronave.

Me pronat që nuk janë të lira dhe që janë zënë në mënyrë informale, Beqiri shprehet se Agjencia po vijon me ekzekutimin e kompesimit dhe kjo do të variojë në varësi të kërkesës.

Kjo varion në varësi të kërkesës. Ata që janë të zëna në mënyrë informale, Agjencia vijon me ekzekutimin e kompesimit.

Janë mbi 8350 kërkesa të cilat tashmë janë  ekzekutuar për kompensim në masën 70% të vlerës së kompesimit, sipas  74 vendimeve të dala nga Këshilli i Ministrave të dëla për kompesimin e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtime informale” shtoi ai.

Sa i takon pronave që janë në proces gjyqësor, Beqiri tha se kjo i mbetet juridiksionit të gjykatës për ta vlerësuar. Agjencia sipas ligji do të vërë në ekzekutim të gjitha vendimet gjyqësore përfundimtare.

Ai i bërë thirrje subjekteve që kanë çështje të pronave në gjykatë dhe ende nuk kanë një vendim, të heqin dorë dhe t’ia parashtrojnë atë çështje për zgjidhje Agjencisë.

“Sa i takon pronave që janë në proces gjyqësor, kjo i mbetet juridiksionit të gjykatës për ta vlerësuar. Agjencia sipas ligjit do të vërë në ekzekutim të gjitha vendimet gjyqësore përfundimtare.

I ftoj të gjitha subjektet të cilët ia kanë nënshtruar problematikën e tyre për zgjidhje juridiksionit gjyqësor, për situata kur këto gjykatë të shkallës së parë, që nuk kanë ende një vendim, mund të heqin dorë nga gjykimi i çështjes, për t’ia parashtruar çështjen për zgjidhje Agjencisë së Pronave” theksoi Beqiri.

Sa i përket kostos, Beqiri tha se sa i përket të dhënave që ka Agjencia, kostoja kap vlerën e 116.4 miliard lekë.

Aktualisht Agjencia mund të japë shifra statistikore vetëm sa i përket të dhënave që ajo disponon. Të cilat i referohen vlerësimeve financiare për nevojat e ekzekutimit që shkojnë në vlerën 116.4 miliard lekë.

Sa i përket procese gjyqësore, vendimet e gjykatave nuk mund t’i parashikojmë.

Agjencia disponon një fond financiar të mjaftueshëm për ekzekutimin dhe përfundimin e plotë të procesit dhe një fond fizik  të tokës, që vlerësojmë se është i mjaftueshëm për procesit të kompesimit të pronave brenda vitit 2026” tha Beqiri.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!