Kthehen problemet me zemrën, Iker Casillas bën vizitë urgjente në spital

schedule12:18 - 5 Maj, 2021

schedule 12:18 - 5 Maj, 2021

Iker Casillas u desh të shkonte me urgjencë në spital të mërkurën e kaluar, 28 prill, pasi pati dhimbje të forta në gjoks, siç raportohet ekskluzivisht nga revista Hola. Legjenda e futbollit spanjoll ishte duke luajtur tenis me disa miq kur vuri re se zemra e tij po rrihte jo normalisht.

Pa humbur kohë, Casillas udhëtoi për në Spitalin Universitar “Quirónsalud Madrid”, në Pozuelo de Alarcón me këmbët e tij, i shoqëruar nga një mik. Pasi iu nënshtrua testeve përkatëse dhe u ekzaminua nga specialistët, u përjashtua se ishte një sulm në zemër. Ish-portieri i Real Madrid u largua nga qendra mjekësore në të gdhirë, për t’u kthyer në shtëpi.

Casillas nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me vizitën e tij spital. Dje ai postoi në Instagram një fotografi në të cilën shfaqej i veshur me rroba sportive. Dhe siç raportohet nga Europa Press, sot ai u pa duke lënë fëmijët e tij në shkollë. Kujtojmë se jeta e Casillas mori një kthesë të madhe më 1 maj 2019, kur ai pësoi infarkt miokardi gjatë stërvitjes me Porton, në moshën 37 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!