11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Qytetarët shqiptarë falenderojnë ambasadën shqiptare në Izrael dhe ministrinë e Jashtme shqiptare për ndihmën që iu kanë dhënë për t’i kthyer sa më parë në atdhe.
Ministria e Jashtme thekson se është në kontakt me ministritë e vendeve të rajonit për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.
“Në këto ditë të veçanta që po kalon Izraeli ishte shumë e vështirë për mua. dhe me ndihmën e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe me punën e palodhur dhe me ambasadën shqiptarë në Izrael ne na bënë të mundur që të udhëtojmë drejt Shqipërisë. I falenderoj shumë nga zemra unë dhe familja ime.”, u shpreh një grua.
“Jemi të gjithë shumë të mërzitur dhe të stresuar. Na qan zemra për tragjedinë që ka ndodhur ditët e fundit dhe po e lëmë Izraelin me një dhimbje shumë të madhe në zemër por prapë se prapë duam të falenderojmë nga zemra ambasadën, ministrinë e Jashtme që na ka ndihmuar që të kthehemi në atdhe dhe të kalojmë disa ditë të qeta.”, theksoi një tjetër.
Unë udhëtoj shumë dhe kam kërkuar ndihma nga ambasadat e tjera por ambasada shqiptare këtu në Izrael më ndihmoi shumë dhe po kthehemi për në Shqipëri. Falenderoj ambasadën dhe shtetin shqiptar.“, tha një tjetër./abcnews.al