Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthehemi në Hënë/ Astrofizikanti: Misioni i ‘Artemis’, të qëndrojmë në Hënë përmes bazës hapësinore

schedule20:17 - 6 Prill, 2026

schedule 20:17 - 6 Prill, 2026

Misioni Artemis II po vijon udhëtimin e tij drejt Hënës, në ditën  e katërt të saj, këtë herë duke u pozicionuar në anën e errët të Tokës. Momentalisht në Hënë janë zbuluar dy kraterë të rinj që janë emërtuar Integriteti dhe Carroll.

Astrofizikanti Klaudio Peqini tha se qëllimi i Apollo 13 ishte të zbriste në Hënë, ndërsa Artemis II synon të qëndrojë në Hënë, ku mendohet të ndërtohet një bazë hapësinore atje.

“ Është një nga arritjet më të mëdha njerëzore, kemi arritur distancën më të madhe me Hënën. Ende nuk kemi zbritur në Hënë, duhet të presim Artemis 3 që të zbresim në Hënë.



Programi Artemis ka nisur shumë më herët dhe tani po finalizohet. Programi Apollo ishte i konceptuar në kuadrin e Luftës së Ftohtë; ai realizoi qëllimin nëse mund të zbrisnim në Hënë. Artemis ka qëllimin të qëndrojmë në Hënë; në vijim të saj është edhe ndërtimi i një baze hapësinore atje.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!