Ekuipazhi i anijes kozmike Artemis II ka udhëtuar distancën më të largët në hapësirë nga Toka, duke thyer rekordin e vendosur nga misioni Apollo 13.
Kontrolli i Misionit u tha astronautëve: “Ekuipazhi i Integritetit: Më 15 prill 1970, gjatë misionit Apollo 13, tre eksplorues vendosën rekordin për distancën më të largët që njerëzit kanë udhëtuar ndonjëherë nga planeti ynë”.
NASA thotë se Apollo 13 udhëtoi 248,655 milje larg Tokës në vitin 1970. Agjencia shton se Artemis II do të arrijë një distancë maksimale prej afërsisht 252,760 miljesh, duke e tejkaluar përfundimisht atë rekord me rreth 4,105 milje.
Astronauti kanadez Jeremy Hansen, mbajti fjalën gjatë momentit kur Orion tejkaloi rekordin e Apollo 13. Ndërsa tani kanë nisur punën në vëzhgimin e Hënës. Do të punohet me dy grupe pune fotografimi dhe vëzhgimi, ndërsa Reid dhe Jaremy janë të parët dhe më pas ndërrohen me Christina dhe Victor.
Komandanti i Artemis II, Reid Wiseman, i thotë Kelsey Young të NASA-s se ekuipazhi u vendos emra disa kratereve në Hënë që ata aktualisht mund t’i shohin.
Njeri prej kratereve mer emrin e gruas së tij të ndjerë, Carroll, e cila vdiq në vitin 2020 nga kanceri.
Ata e emërojnë një krater tjetër Integrity , sipas anijes kozmike Orion e cila i ka çuar ata në anën tjetër të Hënës.
/abcnews.al/






