Ksamili i “rrënuar”, banorët: Prej 20 vitesh nuk ka asnjë investim

schedule11:59 - 10 Qershor, 2020

schedule 11:59 - 10 Qershor, 2020

Ksamili nuk është gati për të pritur pushuesit për shkak të punimeve që po bëhen ne infrastrukturën rrugore.

Gazetarja Silvia Sulaj bën me dije për Abc News, se Ksamili nuk vuan këtë vit vetëm mungesën e turistëve por edhe mungesën e investimeve prej 20 vitesh.

Rrugët kryesore në Ksamil janë në gjendje katastrofe, dhe bulevardi është i rrënuar plotësisht.

Në Ksamil prej 20 vitesh nuk ka asnjë investim, rrugët janë katandisur si mos më keq”, është shorehur një nga banorët.

Ndërkohë një tjetër qytetar thekson se akoma nuk kanë asnjë shenjë për përmirësimin e situatës në rrugët e Ksamilit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!