Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, bllokohet skafi pa dokumentacion, ndëshkohet drejtuesi

schedule10:26 - 30 Korrik, 2023

schedule 10:26 - 30 Korrik, 2023

Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, bashkëpunim me patrullat tokësore, përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Në Ksamil, një skaf shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Policia bllokoi mjetin lundrues pa dokumentacion dhe ndëshkoi drejtuesin me 2 masa administrative, 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Ksamil/Rrezikoi jetën e plazhistëve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues skaf pa dokumentacion dhe ndëshkon drejtuesin e tij me 2 masa administrative.

Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, në bashkëpunim dhe me patrullat tokësore, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Sarandës, me masat administrative 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues skaf, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj. Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit.

Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në PKK Port Sarandë.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!