Ardit Krymi dhe Vitor Feijao janë zyrtarizuar te kampionët e Bjellorusisë. Shakhtyor Soligorsk ka dalë sot me komunikatë zyrtare.
Mesfushori i larguar nga Vllaznia do të provojë eksperiencën e parë jashtë vendit dhe ka nënshkruar për 2.5 vite me bjellorusët.
Sa i takon brazilianit Feijao, ai është huazuar te Shakhtyor deri në fund të sezonit. Kukësi përfiton nga kjo lëvizje 50 mijë euro. / abcnews.al