Kryhet për herë të parë ekzaminimi me pajisjen “PET CT” në “Hygeia”

schedule16:46 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 16:46 - 7 Dhjetor, 2021

Është kryer për herë të parë në Shqipëri ekzaminimi me paisjen PET CT në spitalin Hygeia.

Një pajisje kjo e cila bën diferencën e diagnozës kryesisht tek pacientët me tumore. Mjeku nuklear radiolog, i këtij spitali Arben Dhima tregon se cilët janë pacientët e parë që i janë nënshtruar këtij ekzaminimi.

“Dy janë pacientët e parë. Një prej tyre, pacient trajtuar e ndjekur vazhdimisht me tumor të gjirit. Aktualisht ky pacient pavarësisht teknikave radiologjike të përdorura, nuk ka fokus të përsëritjes së sëmundjes. Problematika në këtë rast rritja e një prej markerave tumoralë. Vlera e PET CT në një rast të tillë është për të parë nëse ka fokus në trupin e këtij personi të tipit tumoral. Teknika e ekzaminimit përfshin të gjithë trupin. Do të vlerësohet i gjithë trupi për të parë nëse ka një vatër dytësore të përsëritjes së sëmundjes.”

Mjeku tregon se cilat raste duhet të kryejnë këtë ekzaminim, i cili më herët mund të bëhej vetëm jashtë shtetit.

“Vlera e PET CT është në disa pika të rëndësishme tumorale, në disa diagnoza tumorale. Por më e përdorur është aktualisht në pacientë me limfoma të tipit Hodgkin, të tipit non Hodgkin, high grade limfoma, ose në kalimin e limfomave të gradës së ulët në gradë të lartë…Gjithashtu PET CT mund të përdoret në diagnozën e atyre që quhen noduse pulmonarë.”

Ky ekzaminim bëri që pacientët më në fund të kishin një diagnozë të saktë të gjendjes së tyre shëndetësore, duke i dhënë mundësinë mjekut t’i japë trajtimin e duhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!