Kryhet me sukses transplanti i veshkës së 27-vjeçares

schedule17:35 - 13 Shtator, 2019

schedule 17:35 - 13 Shtator, 2019

Që prej janarit të këtij viti, 16 pacientë kanë kryer transplantin e veshkave falas në spitalet jopublike, me financim 100% nga shteti. Këtë e deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa vizitoi një 27-vjeçare nga Tirana e cila para një muaji ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu tha se kalvari i vuajtjeve për 27 vite me radhë për Megin dhe familjen e saj, ka marrë fund!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Manastirliu njoftoi gjithashtu se që prej fillimit të financimit të paketës së transplantit të veshkave falas në 2015, kanë kryer transplantin 79 pacientë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!