Kryhet transplanti i parë i zemrës së një derri të modifikuar në trupin e një njeriu

schedule03:20 - 11 Janar, 2022

schedule 03:20 - 11 Janar, 2022

Një qytetar amerikan është bërë personi i parë në botë që i transplantohet zemra e një derri të modifikuar gjenetikisht. Doktorët thanë që gjendja shëndetësore e David Bennett është e mirë pas tre ditësh që kreu operacionin që zgjati 7 orë. Translapanti u konsiderua shpresa e fundit e zotit Bennett për t’i shpëtuar jetën dhe nuk është akoma e qartë sa janë shanset e tij afatgjate për të mbijetuar.

Qytetari amerikan shpjegoji një ditë para operacionit se situata ishte e tillë që “ose do vdiste ose do të bënte këtë transplant”.  Doktorët e Univerisitetit të Qendrës Mjekësore të Merilendit i’u dha një leje e veçantë nga rregullatori i mjekësisë në SHBA që mund ta bënin proçedurën për shkak se qytetari mund të humbte jetën. Për skuadrën mjekësore që bëri transplantin shënon kulmin e disa viteve kërkimi dhe mund të ndryshojë jetë rreth botës raporton “BBC”.

Kirurgu Bartley P. Griffith tha se operacioni e sjell botën një hapë afër “që të zgjdhi krizën e mungesës së organeve”. Kjo krizë nënkupton që 17 njerëz vdesin çdo ditë në SHBA duke pritur një transplant organi dhe më shumë se 100,000 të tjerë që presin në listën pritëse sipas OrganDonor.gov.  Mundësia e përdorimit të organeve të kafshëve për të ashtuquajturin ksenotransplantim për të plotësuar kërkesat është marrë parasysh prej kohësh dhe përdorimi i valvulave të zemrës së derrit është diçka e zakonshme tani.

Në tetor të vitit 2021 kirurgët në Nju Jork lajmëruan që kryen në mënyrë të suksesshme transplantimin e një veshke derri në një person.  Në atë kohë operacioni ishte eksperimenti më i avancuar në atë fushë.Zoti Bennett shpreson që transplanti do ta ndihmojë që të vazhdojë jetën.

Ai qëndroi gjashtë javë i shtrirë në krevat para operacionit dhe ishte lidhur me një makinë që e mbante gjallë pasi u diagnostikua me sëmundjen terminale të zemrës. Derri i përdorur në transplant ishte modifikuar gjenetikisht për të eliminuar një gjen që prodhon sheqer që do të shkaktonte një përgjigje imune te njerëzit. Kirurgu Griffith  tha se ata po proçedonin me kujdes dhe po monitoronin me kujdes zotin Bennett. / abcnews.al