Gjatë kontrollit shëndetësor pa pagesë në qendrën numër 1 në Tiranë rreth katër vite më parë kjo zonjë na tregon së zbuloi që vuante nga anemia. Tashmë chek up-in shprehet se e ka kthyer në rutinë.
“Kam katër vjet që e bëj chek up-in. Kam dalë pak me anemi, edhe në laboratorët e tjerë më ka dallo njëlloj”, shprehet ajo.
Mjekët tregojnë se nga viti ne vit numri i qytetarëve që kërkojnë të kryejnë chek- up-in sipas mjekëve po rritet dhe shumë probleme shëndetësore po dalin në pah.
Përgjatë 2019 rreth 480 mijë qytetarë nga 35 deri në 70 vjeç sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë kryer kontrollin shëndetesorë pa pagesë.
“Për herë të parë është arritur dhe tejkaluar targeti i përcaktuar i kontrollit bazë mjekësor bazë. Janë 482 mijë qytetarët që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë për vitin 2019”, shprehet Manastirliu.
Në këto kushte a do t’i paguaj buxheti i shtetit më shumë para kompanisë private?
“Kontrata e partneritetit publik privat parashikon që në rastet kur rritet numri i kontrolleve dhe këto kontrolle janë parapaguar në vitet e mëparshme atëherë kjo kosto është zero për shtetin pasi është e parapaguar, që do të thotë”, deklaron ministrja.
Rezultatet që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë minsitrja e shendetesise thote se kane ndikuar ne uljen e vdekshmerise, invaliditeteti por dhe kostot e trajtimit.
Organizata Boterore e Shendetesise tregon ministrja Manastriliu e ka konsideruar kete program shendetesore kosto –efektiv per Shqiperine pasi ka nxjerre ne hap rritjen e semundjeve kronike ne nje kohe qe qytetaret kane ende culture te ulet shendetesore./abcnews.al