Kryetarja e SHISH raporton te “Dezinformimi”: Adresimi i fenomeneve kërcënuese kërkon angazhim më gjithëpërfshirës

schedule10:59 - 13 Nëntor, 2024

schedule 10:59 - 13 Nëntor, 2024

TIRANË- Kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, ka raportuar këtë të mërkurë për punën e institucionit në Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin në Kuvend.

Ajo tha se institucioni që ajo drejton mbetet i angazhuar për të identifikuar dhe goditur rastet e ndërhyrjeve malinje, që mund të kenë fokus çështje apo fusha të ndryshme, që prekin sigurinë kombëtare.

Ajo tha se hapësirat online janë shënjestër e aktiviteteve malinje, ndaj kërkoi më shumë angazhim në identifikimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

Sipas saj, adresimi i fenomeneve kërcënuese kërkon angazhim gjithëpërfshirës.

“SHISH në përmbushjen e tij ligjore dhe kushtetuese mbetet i angazhuar për të identifikuar ndërhyrjen e huaja malinje, në fushata e dezinformimit. Hapësirat online janë shënjestër e aktiviteteve malinje. Adresimi i fenomeneve kërcënuese kërkon angazhim më gjithëpërfshirës”, tha ajo.