Firmën për heqjen dorë nga mandati i deputetit e ka hedhur edhe aleatja e demokratëve në opozitë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Letra e cila i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë dhe thekson pamundësinë e vijimit të punës në këtë institucion, mban datën 20 shkurt dhe erdhi menjëherë pas firmosjes së dorëheqjes edhe nga deputetët e Partisë Demokratike pas vendimit të zyrtarizuar nga Këshilli Kombëtar. Derimë tani vetëm një nga deputetët e LSI-së, përkatësisht Lefter Koka është shprehur kundër këtij vendimi, duke përjashtuar veten e tij automatikisht sipas Kryemadhit nga grupi parlamentar i forcës politike që ajo drejton. /abcnews.al
Kryetarja e LSI firmos heqjen dorë nga mandati i deputetes
schedule21:57 - 20 Shkurt, 2019
schedule 21:57 - 20 Shkurt, 2019