Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryetarja e Dhomës së Noterëve tregon nëse betimi i Vorpsit është i ligjshëm

schedule14:01 - 14 Nëntor, 2019

schedule 14:01 - 14 Nëntor, 2019

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke u betuar te një notere. Një reagim ka ardhur nga kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi pas betimit të Arta Vorpsit tek noterja Miranda Xhemalçe. Sadushi shprehet se noterja në fjalë ka bërë vetëm detyrën dhe se veprimet e saj janë tërësisht të ligjshme.

E pyetur nëse betimi i Vorpsit para noteres ka të njëtën vlerë si para Presidentit, për këtë Sadushi nuk zgjodhi të bënte asnjë koment, ndërsa tha se kjo duhet të zgjidhet nga ana e institucioneve.

“Noteria ka bëre vetëm detyrën. Çdo qytetar që paraqitet në zyrën e noterit me vullnetin e tij noteri është i detyruar t’i marrë deklarimin. Kjo është e ligjshme. Nëse ky veprim është i barasvlershëm si para presidentit për ketë nuk shprehem dot. Le ta zgjidhin institucionet”, tha Mimoza Sadushi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!