Dhoma e Avokatisë në Lezhë denoncon: Policia dhunoi avokatin Gjergj Neli

schedule20:36 - 27 Tetor, 2020

schedule 20:36 - 27 Tetor, 2020

Shaqe Marinaj, zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë ka denoncuar policinë e Lezhës për ushtrim dhune ndaj avokatit Gjergj Neli. Sipas Marinajt, avokati është shoqëruar në komisariatin e Lezhës për arsye ende të paqarta.

Ajo ka kërkuar që të veprohet menjëherë ndaj efektivit që, sipas saj, ushtroi dhunë ndërsa ka bërë gati  padinë për SHÇKB duke kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë për të evidentuar dhunën e ushtruar ndaj avokatit Gjergj Neli.

Policia e Lezhës ende nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!