Kryetari i PD-së akuza kreut të qeverisë për investimet e huaja

schedule11:34 - 18 Gusht, 2019

schedule 11:34 - 18 Gusht, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar në Ballkan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha iu referua raporteve të ndërkombëtare kur akuzoi kreun e qeverisë për vjedhje me ata që kryedemokrati i cilësoi si një bandë oligarkësh.

“Raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit. Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij”, shprehet Basha duke shtuar se të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.

Kreu i opozitës kujton se pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie./ABC News Albania 24/7