Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryetari i Mariupolit: Afër 160,000 persona ndodhen brenda qytetit

schedule16:14 - 28 Mars, 2022

schedule 16:14 - 28 Mars, 2022

Kryetari i Mariupolit ka thënë se afër 160,000 persona vazhdojnë të jenë në këtë qytet të rrethuar ukrainas dhe se “katastrofa humanitare” do të pasjë nëse nuk ndodhin më shumë evakuime.

Sipas transmetuesit publik të Ukrainës, Suspilne, kryetari Vadym Boychenko tha të hënën se forcat ruse po parandalojnë civilët që të evakuohen nga qyteti dhe disa janë kthyer mbrapsht.

Ky qytet-port, para lufte kishte pasur një popullsi prej 400,000 banorësh. Mariupoli është qyteti i goditur më së rëndi nga bombardimet ruse që prej se forcat ruse nisën pushtimit më 24 shkurt.

Që atëherë, civilët kanë mbetur të bllokuar brenda qytetit pa qasje në gjërat më elementare si uji, ushqimi dhe energjia elektrike. Po ashtu, ata nuk kanë qasje në komunikime pasi janë bombarduar kullat televizive dhe radiot./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!