Kryetari i Kuvendit vizitë në Itali, përuroi bustin e Skënderbeut

schedule21:19 - 15 Prill, 2019

schedule 21:19 - 15 Prill, 2019

Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeut u përurua në Moli të Italisë në praninë e delegacionit shqiptar, ku mes të cilëve ishin kreu i grupit parlamentar Taullant Balla dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ku ky i fundit u nderua me titullin   “Qytetar Nderi” i Portocannones. Kryetari i Kuvendit, Ruçi përuroi bustin e Skënderbeut, vepër e Skulptorit të Popullit, Muntaz Dhrami, dhuruar bashkisë së Portocannones. Busti i heroit tonë kombëtar, u vendos në hyrje të ndërtesës së bashkisë së qytetit.Kryetari i Kuvendit u shpreh me mirënjohje për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës së Arbëreshëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!