Punësimet partiake çuan pas hekurave kryetarin e komunës së Ulqinit Ljoro Nrekiq dhe zyrtarë të institucionit që drejton. Reagimet kanë qenë të shumta pas prangosjes së kryetarit, ndërsa zv/ kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin pa presione.
“Lejoni që gjykata të vendosë se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve” shkroi Abazoviç.
Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit./ db/Abcnews.al