Kryetari i Bashkisë së Kukësit: Të ruhet qetësia

schedule14:00 - 1 Prill, 2018

schedule 14:00 - 1 Prill, 2018

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka reaguar në një deklaratë lidhur me zhvillet më të fundit në qytetin verilindor krijuar pas protestës së zhvilluar kundër vendosjes së tarifës për Rrugën e Kombit.
Shehu bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi reflektim nga ana e qeverisë për të hequr tarifën në Rrugën e Kombit.

Bashkim Shehu: “Kukësi nuk e meriton të damkoset me deklarata që nxisin dhunë dhe urrejtje kolektive.

Ne nuk jemi për dhunë dhe dënojmë çdo akt dhune nga do që të vijë ajo, por i përkrah fuqimisht qytetarët e mi në kauzën e tyre të drejtë.

U bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi dhe të gjithe atyre që përfaqësoj për ruajtjen e qetësisë dhe maturi në veprimet e tyre.

Dhe më kryesorja, i kërkojmë qeverisë të reflektojë në vendimmarrjen e saj për heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!