Kryeson majat e toplistave si më i dëgjuari, Mozzik vjen me një tjetër surprizë

schedule13:54 - 15 Korrik, 2020

schedule 13:54 - 15 Korrik, 2020

Mozzik është padyshim artisti i kësaj vere, pasi dy projektet që ka lançuar u pritën mjaft mirë nga publiku.“Madonna” dhe “PP” në bashkëpunim me Kidën, e rikthyen reperin në krye të top listës si ndër më të dëgjuarit.

Ai pritet të sjellë me 31 Korrik, albumin e shumëpritur “Mozzart”. Por përpara lançimit të albumit të plotë, Mozzik ka paralajmëruar se do të sjellë projektin e ri, që do të jetë pjesë e tij.

Bëhet fjalë për këngën “Baby”, e cila pritet të publikohet më 17 korrik. “Konga e dytë e Albumit ”MozzArt ”, BABY publikohet me datën 17 Korrik ”, ka shkruar Mozzik krahas postimit.

 

View this post on Instagram

 

Konga e dytë e Albumit ” MozzArt ” BABY publikohet me datën 17 Korrik 🐐🐐🐐 DEUTSCHLAND seid ihr bereit das Game wieder mal zu rasieren ? 17.07 🔥🔥🔥 @rzonmusic hit em up broski ⚖️

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Duket se kritikat e shumta me të cilat është përballur së fundmi për shkak të fjalorit banal të përdorur në këngën “Madonna” se kanë ndalur reperin, përkundrazi ai premton se “Mozzart” do bëjë namin këtë verë. /abcnews.al/