Diva e muzikës, Beyonce është në krye të listës për numrin e shumtë të nominimeve edhe këtë vit në “Grammy Awards”.
Mirëpo ajo nuk pritet të bëhet pjesë e skenës për këtë vit të kësaj ngjarjeje të madhe.
Shefi i përkohshëm ekzekutiv i Akademisë së Incizimeve, Harvey Mason Jr., ka konfirmuar për Los Angeles Times se këngëtarja 39 vjeçare nuk do të performojë sivjet, pavarësisht se është e nominuar në nëntë kategori.
Humbja e performancës së saj këtë vit besohet se vjen pas kritikave të shumta të kolegut të saj The Weeknd ndaj Akademisë duke thënë se nuk do të paraqes më këngët e tij në Grammy pasi këtë vit nuk ishte nominuar në asnjë kategori.
Ndërkohë, në mesin e nominimeve të Beyonces janë edhe nominimi në kategoritë për “Record of The Year” dhe “Song of The Year”.
Grammy Aëards do të mbahet këtë të dielë në orët e vona të mbrëmjes sipas orës lokale në Shqipëri./abcnews.al