Kryeson listën e “Napoli Kryeqytet”, vëllai i Maradonës kandidat në zgjedhje

schedule16:18 - 4 Gusht, 2021

schedule 16:18 - 4 Gusht, 2021

Në shërbim të fëmijëve dhe të adoleshentëve në Napoli. Me këtë moto Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradonës, do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore në Napoli, qytetin ku “El Diez” shkroi historinë, zhvilloi vitet më të bukura të karrierës dhe aty ku cilësohet si një Zot.

Hugo duhet të jetë në krye të listës “Napoli Kryeqytet”, shoqatë politike e drejtuar nga Enco Rivelini, për qendrën e djathtë. Ai u shpreh se prej kohësh është i impenjuar në mbështetje të fëmijëve dhe adoleshentëve, dhe do të donte të vazhdonte në këtë drejtim, sidomos për t’i orientuar ata drejt sportit.

Por për momentin, Hugo Maradona nuk e ka ende nënshtetësinë italiane, dhe pse e ka kërkuar prej vitesh dhe është i martuar me dokumente të rregullta në Itali.

Ai hodhi poshtë akuzat se po shfrytëzon emrin e vëllait të tij, duke shtuar se gara është me preferenca, dhe nëse napolitanët e duan, do ta votojnë. Ai përsëriti se dëshira që ka është të vazhdojë të ndihmojë të rinjtë e Napolit, nga institucionet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!