Kryesocialisti Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme një takim me shtabin elektoral të njësisë 5 në kryeqytet.
Në vijim të takimeve në qytetet kryesore në vend ku ka bërë dhe prezantimin e skuadrës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Rama ka vizituar njësinë 5 i shoqëruar gjithashtu nga drejtuesja politike e qarkut Tiranë Ogerta Manastirliu, ministria Delina Brahimaj, deputeti Erion Braçe dhe kryetarja e bashkisë Anuela Ristani.
Theksojmë këtu që kryesocialisti Rama ka deklaruar përmes një postimi në Facebook që ditën e nesërme në orën 11 do të bëhet publik programi i Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.
/ abcnews.al