Sapo ka mbërritur në sallën e teatrit “ Bylis” , kryeministri Edi Rama , ku do të zhvillohet Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste për Fierin.
Në fokus të këtij takimi pritet të jetë forcimi i strukturave të PS-së, si dhe procesi i zgjedhjeve të reja brenda partisë. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe platforma organizative dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Takimi vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave dhe mobilizimit të bazës për sfidat e ardhshme elektorale. Ndërkohë më herët Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime edhe në Lushnje, ku fokusi kryesor kanë qënë fermerët dhe hapja e qëndrës së re të kontrollit teknik të automjeteve .


