Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kryesia përpiqet të kamuflojë retorikën e Berishës”, Gjyli: Kreu i PD i shqetësuar për lëvizjen e Salianjit

schedule20:25 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 20:25 - 10 Dhjetor, 2025

Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi tensionet e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se në retorikën e Sali Berishës është dukur qartë se lëvizja e drejtuar nga Ervin Salianji është shënjestruar dhe gjykuar politikisht.

Sipas saj, edhe pse figura të PD-së si Alimehmeti dhe Këlliçi e mohojnë publikisht ekzistencën e kësaj lëvizjeje të veçuar nga linja zyrtare e partisë, kundërshtimi i shfaqur pas datës 11 maj për zgjedhjen e një lidershipi të ri e bën këtë ndarje të dukshme.

Gjyli shtoi se, pavarësisht deklaratave se Berisha nuk ka kundërshtime ndaj kësaj nisme, retorika e tij tregon shqetësim të hapur për rolin dhe qëllimet e Salianjit brenda PD-së.

“Në retorikën e Berishës kjo është gjykuar, është shënjestër lëvizja e Salianjit. Megjithëse zoti Alimehemti dhe Këlliçi të paktën në debatet televizive nuk e pranojnë që kjo është në vetëve një lëvizje dhe që kjo është një lëvizje e ndarë nga qasja e përgjithshme e Partisë Demokratike. Mohohet automatikisht, përpiqet të kamuflohet edhe retorika e Berishës.

Pas 11 majit u duk hapur, kundërshtimi i Alimehmetit për të vendosur një lidership të ri. Nuk pranohet kjo lëvizje nga e gjithë Kryesia e PD, dhe thuhet që Berisha nuk ka pasur asnjë gjë kundër lëvizjes. Salianji nuk po de për t’u shënjestruar, apo për të marrë kredite në PD. Nga retorika e Berishës, duke që ai është i shqetësuar nga lëvizja e Salianjit”, tha Gjyli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!