Në selinë e Partisë Demokratike vijon mbledhjen e parë Kryesia e re për të zgjedhur “kupolën” e re drejtuese të PD-së. Në një dalje për medie nga selia blu kreu i PD Sali Berisha tha se nuk do të dublohen funksionet, por do të ketë shpërndarje sa më të gjerë të posteve.
“Ka pasur dhe një synim kjo këtu prurje të reja dhe janë jo një por disa. Ne përpiqemi të mos dublojmë funksionet, të gjithë ata që janë anëtarë kryesie largohen nga kryesia nuk mbajnë dhe anëtarin e kryesisë dhe sekretar. Po përpiqemi të bëjmë shpërndarje të mirë”, tha Berisha.
Flamur Noka dhe Arben Ristani janë dy kandidaturat që po diskutohen për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm. Ndërkohë për postin e nënkryetarëve të partisë janë hedhur kandidaturat e Belind Këlliçit, Agron Shehajt, Oerd Bylykbashit dhe Luçiano Boçit. Po ditën e sotme pritet që të zgjidhen edhe drejtuesit e sekretariateve.
Mbledhja ka nisur prej orës 14:00 më pas në orën 17:00 të ditës së sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar kandidaturat.
Prononcimi për media i Berishës, pas mbledhjes së kryesisë
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet e bëra në përputhje me Statutin nga Kryetari i saj për n/kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së dhe sekretariatet e kësaj partie.
Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan:
- Agron Shehaj
- Oerd Bylykbashi
- Belind Këlliçi
- Luçiano Boçi
Për Sekretar të Përgjithshëm:
- Flamur Noka
- Arben Ristani
Për Sekretar për Organizatat Partnere
Znj. Iliriana Kuçana
Megi Balliu
Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave
Lediana Mandia
Andi Pustina
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Elda Hoti
Bislim Ahmeti
Sekretar për Organizimin
Ervin Minarolli
Aurel Bylykbashi
Sekretar për Integrimin Europian
Edmond Spaho
Lediana Fratari
Sekretar për Marrëdhënie Publike
Jola Hysaj
Sara Bodo
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Lorenc Luka
Bedri Blloshmi
Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit
Tritan Shehu
Indrit Hoxha
Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale
Ivi Kaso
Çlirim Gjata
Sekretar për Pushtetin Vendor
Dasho Aliko
Ylli Asllani
Gjykatësi i Partisë
Endira Bushati
Adriana Kalaja
Anëtarët e tjera emrat e të cilëve nuk i kam këtu, do të jenë anëtarë të Gjykatës. Siç e shihni këto janë propozimet.
Ndërkohë, ajo që është jo pa keqardhje se njëri nga n/kryetarët duhej të ishte pa diskutim nga zonjat. Por u vendos që në Kuvendin e parë që do të thirret Statuti të përcaktojë 1/3 e këtij Forumi të nivelit më të lartë të jenë nga zonjat.
Janë pasqyruar gjerësisht siç e shihni në postet e sekretariateve dominojnë gra dhe vajza shumë të kualifikuara.
Dominojnë prurje të reja në Partinë Demokratike por edhe drejtues me eksperiencë të saj.
Pyetje: Z. Berisha, mqse ra fjala tek femrat në garë, përflitet emri i Majlinda Bregut si Presidente e Republikës…
Sali Berisha: Të lutem. Mundësisht më pyet për Partinë Demokratike. Mo0s më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është një figurë e respektuar pa diskutim e PD-së, tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë, por unë sot jam këtu përpara jush për këto që dëgjuat.
Pse ju doni të klononi lajmin tim?
Pyetje: I keni propozuar deputetëve të Grupit Parlamentar për të garuar për pozicione. Flas këtu për deputetë që nuk kanë qenë pjesë e Komisionit të Rithemelimit.
Sali Berisha: Ka. Ka prej tyre që janë propozuar, ka që nuk janë propozuar.
Pyetje: Kanë pranuar?
Sali Berisha: Kjo vendoset me mirëkuptim por siç e shihni ka patur edhe një synim. Prurje të reja. Ka patur, jo një, por disa. Ka pasur qëllimet e veta kjo prurje. Ne përpiqemi që të mos duplikojmë funksionet. Psh të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtarë kryesie, largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar Kryesie, edhe Sekretar. Në tërësi, përpiqemi të bëjmë një shpërndarje sa më të gjerë dhe besoj se ju do e shihni listën dhe është një shpërndarje shumë e mirë. be.k/abcnews.al