Përveç Milan-Cremonese e Verona-Inter, mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dhe 2 ndeshje të tjera të vlefshme për javën e 33-të e Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ndeshje këto që do të jenë tepër vendimtare në përcaktimin e 4 ekipeve që do të kapin grupet e edicionit të ardhshëm të Champions League.
Kështu, në “Stadio Olimpico”, Lazio e Elseid Hysajt do të presin Sassuolo-n e Nedim Bajramit, mirëpo në sfidën e sotme asnjë nga “legjinorët” nuk është titullar. Të dyja ekipet janë rreshtuar me formacionin 4-3-3, teksa më të favorizuar janë “shqiponjat” e Lazio, me “tridentin” e sulmit, Zaçagni-Immobile-Felipe Anderson.
Në krahun tjetër në arenën “Bianteo” të Monza, skuadra e Berlusconit do të presë “verdhekuqtë” e Roma, në një sfidë aspak të lehtë për djemtë e Jose Mourinho. Përsa i përket formacioneve, të dy ekipet janë vendosur me rreshtimin 3-4-2-1, teksa pritet që gjithë pesha e lojës së kryeqytetasve të bie mbi kapitenin Lorenzo Pellegrini e “bomberin” anglez, Tammy Abraham. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Lazio – Sassuolo
Monza – Roma