“Ukraina është skenë krimi”. Kështu ka deklaruar Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, i cili ishte së fundmi në qytetin ukrainas,Bucha.
“Ne jemi këtu sepse kemi prova të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të gjykatës po kryhen”, u tha ai gazetarëve.
“Duhet të shpojmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm”, shtoi ai.
? #ICC Prosecutor #KarimAAKhanQC meets with #Ukraine’s Prosecutor-General Iryna Venediktova in Kyiv, welcomes strong cooperation of Ukrainian authorities for independent ICC investigations ⬇️ 1/2 pic.twitter.com/dwtqDEyhKO
— Int’l Criminal Court (@IntlCrimCourt) April 13, 2022
Khan theksoi se një ekip mjeko-ligjor i ICC do të fillonte punën në qytet. Bucha ka qenë skena e qindra vrasjeve civile për të cilat Ukraina ka fajësuar forcat ruse që e pushtuan për disa javë. Rusia mohon përgjegjësinë për vdekjet. g.v/abcnews.asl