Kryeprokurori Çela për dekriminalizimin: Në 2023, 77 persona u regjistruan për verifikim të thelluar

schedule11:22 - 15 Korrik, 2024

schedule 11:22 - 15 Korrik, 2024

Kryeprokurori Olsian Çela thotë se përgjatë vitit 2023, lidhur me dekriminalizimin, nga 91 kërkesa të reja, 77 procese u regjistruan për verifikim të thelluar.

Gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Çela u shpreh se nga këto, 38 kërkese janë bërë nga Departamenti Administratës Publike dhe 39 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Gjatë vitit 2023, nga Sektori i Dekriminalizimit është ndjekur procesi i verifikimit të thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formular, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, për 155 subjekte. Nga 91 kërkesa të reja, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 77 procese për verifikim të thelluar në zbatim të ligjit nr. 138/2015. Këto procese, sipas organeve kompetente që kanë kërkuar verifikimin e thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formularë nga subjektet, për vitin 2023, ju përkasin, 38 kërkesave të bëra nga Departamenti Administratës Publike dhe 39 të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë vitit 2023 janë përfunduar 85 procese për verifikim të thelluar nga të cilat 29 vendime janë procese të regjistruara gjatë vitit 2023 dhe 56 (pesëdhjetë e gjashtë) vendime janë procese të mbartura nga vitet 2017 – 2022.

Nga rastet për të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit të thelluar në vitin 2023 dhe miratuar rezultati, mbështetur në nenet 69, 74 e 76 të Kodit të Procedurës Penale, për 9 persona, materiali është kaluar për kompetencë në prokuroritë përkatëse, si të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, nga të cilat 4 janë për kërkesat e vitit 2023, 2 (dy) për kërkesat e vitit 2020 dhe 3 (tre) për kërkesat e vitit 2021. Personat që kanë rezultuar të kenë plotësuar formularin e vetëdeklarimit me të dhëna të rreme, ju përkasin kërkesave për verifikim të ardhura si vijon: – 8 (tetë) nga Departamenti i Administratës Publike; – 1 (një) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, theksoi ai./abcnews.al