Kryepolicët e qarqeve/ Gara, deri tani janë dorëzuar mbi 30 kandidatura

schedule12:56 - 29 Tetor, 2024

schedule 12:56 - 29 Tetor, 2024

Kjo e martë ishte afati I fundit I garës për drejtues të policisë në 12 qarqe të vendit.

Ndryshe nga sa ndodhi me garën për Drejtuesin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të interesuarit për tu bërë drejtues në qarqe, kanë pritur ditën e fundit për të dorëzuar aplikimet e tyre.

AbcNeës, mëson se janë mbi 35, punonjës të policisë së shtetit me gradën “Drejtues” të cilët kanë dorëzuar dokumentacionet në Drejtorinë e Përgjitshme duke u bërë pjesë e garës.

Pjesa dërrmuese mësohet se janë aktualisht në postet e nëndrejtorëve, në Drejtoritë e qarqeve.

Ndërkohë për sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar, 7 prej tyre.

EMRAT E DREJTUESVE KANDIDATË

-Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i Policisë së Lezhës.

-Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i Policisë Tiranë.

-Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korcë.

-Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i Policisë Durrës.

-Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë.

-Ardian Çipa, aktualisht drejtues i Policisë në Gjirokastër.

-Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.

Megjithatë ende nuk dihet, nëse drejtuesit actual që janë bërë pjesë e garës, aspirojnë të mbajnë vendin në të cilin ndodhet në detyrë, apo qark tjetër.

Pas përfundimin pasditen e të martës të afateve të aplikimit, ditën e mërkurë pritet që të zyrtarizohet edhe lista me emrat e kandidatëve, për drejtues Policie në 12 qarqe të vendit. Më pas, të gjithë garuesit do të kalojnë në komisionet e vlerësimit, një proces i njëjtë që u aplikuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!