Kryepeshkopi Janullatos, në spital prej ditësh/ Kreu i KMSH: I urojmë shërim të shpejtë. Prej vitesh, kemi bashkërenduar dialogun ndërfetar

schedule19:53 - 24 Janar, 2025

schedule 19:53 - 24 Janar, 2025

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu i ka uruar shërim të shpejtë kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhet prej ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore në një spital në Athinë.

Spahiu thekson bashkëpunimin me Janullatos për dialogun ndërfetar, duke e cilësuar një “lider të kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo”.

“Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo. I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”, thotë mes të tjerash kreu i KMSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!