Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi/ Dhimitër Qosja: Për Kishën Ortodoske nis një periudhë e re

schedule19:20 - 16 Mars, 2025

schedule 19:20 - 16 Mars, 2025

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës prej vitit 1998 imzot Joan Pelushi, u zgjodh si  pasues i Kryepeshkopit Anastas nga Sinodi i  Shenjtë, autoriteti më i lartë i kishës ortodokse  të Shqipërisë me vota unanime.

Në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News, teologu ortodoks, Dhimitër Qosja, vlerësoi figurën e imzot Joan Pelushi duke thënë se tashmë i është besuar me përgjegjësi që të përçojë trashëgiminë e Kishës.

“Sipas procedurave të njohura të statutit të Kishës Ortodokse u prit të përfundohej koha e caktuar dhe të jepej mundësia të plotësohej vendi vakant. Pasi është e njohur se nuk mund të ekzistojë një kishë pa një kryepeshkop. Sipas traditës së Kishës Ortodokse dhe kanoneve të saj, Kisha përfaqësohet si një institucion shpirtëror, por edhe administrativ duke u kujdesur për besimtarët e saj, por edhe përballë institucioneve të ndryshme të botës dhe zgjidhet kryepeshkopi. Pra në rastin konkret u mblodh Sinodi dhe me vota unanime zgjidhi kryepeshkopin e ri që shërben prej 27 vitesh në Mitropolinë e njohur të Korçës, tashmë ai gëzon respektin e të gjithë besimtarëve ortodoksë, shumë institucioneve në sajë të përvojës së tij. Një person i njohur brenda dhe jashtë vendit. Kisha ortodokse është një institucion i njohur dhe ruajmë një traditë, dhe gëzon përgjegjësi , një peshë dhe për Kishën Ortodoske nis një periudhë e re, atij i është besuar të përcjellë këtë trashëgimi që i është besuar”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!