Kryenin aktivitete në kalatë dhe liqenin e Komanit ilegalisht, procedohen pesë persona

schedule12:55 - 4 Korrik, 2025

schedule 12:55 - 4 Korrik, 2025

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit operacional “Komani”, kanë ushtruar kontrolle në kalatën dhe në liqenin e Komanit, për verifikimin e aktiviteteve që kryhen në këto hapësira.

Nga kontrollet u konstatua se:

– shtetasi R. N. transportonte vizitorë, me varkë, në liqenin e Komanit, pa e regjistruar këtë aktivitet në organet tatimore;

– shtetasit L. M. dhe E. Q., po trasnportonin  secili, 50 vizitorë, me varka, në liqenin e Komanit, pa i pajisur ata me kuponë tatimorë për këtë shërbim;

-shtetasit Z. D. dhe F. D. kishin zënë një pronë publike dhe e kishin kthyer në vend për parkimin e automjeteve, me pagesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. D., 70 vjeç, F. D., 48 vjeç, R. N., 24 vjeç, L. M., 36 vjeç dhe E. Q., 50 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Fshehja e të ardhurave”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!