Kryengritje në Beograd, çfarë synohet?/ Bilalli: Po krijohet një forcë e ekstremit të djathtë. Bozheku: Situata e ngjashme me atë në Ukrainë në 2014

schedule22:01 - 17 Mars, 2025

schedule 22:01 - 17 Mars, 2025

Serbia nuk po gjen qetësi muajt e fundit pasi kryengritjet nga studentë vijojnë. Protesta e së shtunës me pjesëmarrjen e 325 000 pjesëmarrësve i përkonte një proteste revolucionare që synon të rrëzojë qeverinë e korruptuar sipas tyre.

Eksperti i gjeopolitikës Lutfi Bilalli në lidhje Skype tha se në Serbi po krijohet një parti politike që do i përkas ekstremit të djathtë.

“Të gjitha flasin për një ultranacionalist, por edhe i elementëve të kishës. Putinin ka ftuar Dodgi në takim dhe e gjitha kjo e komplikon situtaën. Në Serbi po krijohet një parti politike e pedagogëve, ligjëruesve në universitet dhe organizatorëve në protestë dhe në Serbi do të kemi një forcë të ekstremit të djathtë. Vucici e ka përkrahjen në perëndim, ndërsa protestuesit kanë një forcë që i qëndorn prapa.”

Juristja Enida Bozheku u shpreh se Rusia ka të gjithë interesin të shtrijë dorën në Europë përmes Vuçiç dhe nëse Serbia është e anëtarësuar në BE është më e lehtë për ta.

 “Ministria e jashtme kineze kishte bërë një analizë për Beogradin dhe thoshte që dorashkat e bardha të Amerikës kanë ndërhyrë në brumosjen e frymës për ngritjen e protestueve. Analiza ishte shumë e bukur dhe e krahason me situatën në 2014 në Ukrainë ku e njëjta frymë me pjesën e Krimesë.

Destabilizimi që duhet të ndodhte përmes rinisë që është frymë revolucionare, Rusia ka të gjithë interesin që të shtrojë dorën në Europë përmes Vucic. Për ta nëse është i anëtarësuar Serbia në BE, e ka më të lehtë. Djali i Trump një ditë para bën ato deklarata për Kosovën dhe të nesërmen bëhet një protestë mbarëkombëtare.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!