Kryengritje e armatosur në Rusi? Ekspertët: Pse ushtarët rusë s’kanë asnjë motivim në fushë-betejë

schedule20:46 - 25 Maj, 2023

schedule 20:46 - 25 Maj, 2023

Ish-deputeti i parlamentit rus, Ilya Ponomarev ka besuar në tezën se gjatë këtij viti do të ketë një revolucion të armatosur rus. Kjo deklaratë ka nisur të besohet, sidomos pas sulmit me dron të Kremlinit.

Kjo u diskutua sot në studion “Lufta dhe Paqja” në ABC News me kapitenin Artur Meçollarin dhe kolonel, Çlirim Toçi. Ai thotë se këto sulme i japin besueshmëri deklaratave të Ponomarev, pavarësisht se Rusia nuk ka thënë ende se pas sulmit qëndrojnë ukrainasit.

Sipas Meçollarit, në ushtrinë ruse ka pasur shumë dezertime pasi ushtarët ndihen të pamotivuar në luftën e tyre në Ukrainë.

Numri i lartë i dezertimeve tregon rënien e moralit të ushtrisë ruse. Nuk e dimë se sa është numri I vete plagosurve, për të dalë nga froni. Kjo është një nga mënyrat për të dalë nga froni dhe për të qenë I sigurt se nuk të vret kundërshtari. Në momentin që Kremlini u godit me dronë dhe droni u asgjësua nga forcat ruse. Deri tani nuk kemi një deklaratë që droni është ukrainas. Kjo i jep besueshmëri Ilya Ponomarev, për deklaratat që jep për kryengritjen ruse që po zhvillohet brenda Rusisë. Që të arrij të krijohet një kryengritje e brendshme, do të thotë të ketë mbështetje të brendshme nga Popullsia”, tha Meçollari.

Për kolonel Clirim Tocin, Rusia do të mbetet një kërcënim për të ardhmen, përkundër zhvillimeve aktuale. Ai thotë se ushtarët rusë në Ukrainë e kanë të qartë se misioni i tyre në Ukrainë nuk përfaqëson interesin e vërtetë të shtetit të tyre.

“Rusia do të mbetet kërcënim edhe për të ardhmen, nuk do të zhduket, çfarëdo që të ndodh.  Fakti i dezertimeve të ushtarëve kanë plagosur veten, ka raste që plagosen dhe kjo ka ndodhur kur Putini vendosi të bënte mobilizim të pjesshëm. Një nga arsyet është mungesa e motivimit, sepse dhe ushtarët rusë e kanë kuptuar që kjo luftë nuk është ajo lufta që mendohet se po luftohet për interesat e Rusisë në një  territor tjetër. Qëllimi për ta është më i qartë seç ka qenë më përpara”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!