Kryen gërmime pa leje në Shirokë, katër të arrestuar në Shkodër

schedule15:34 - 19 Shtator, 2021

schedule 15:34 - 19 Shtator, 2021

Katër persona janë vënë në pranga për shpërdorim të tokës në Shkodër. Bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër ndaluan për veprat penale “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, 36-vjeçarin Xh. B. dhe F. B., 47 vjeç të dy banues në Shkodër.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe Sh.B., 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në Shirokë kanë dëmtuar pronën shtetërore, duke kryer gërmime pa leje nga organet kompetente. Gjithashtu është ndaluar S. B., 44 vjeç, pasi ka kryer gërmime dhe hedhje inertesh në Shirokë pranë lokalit në pronësi të tij, duke cënuar pronën shtetërore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!