Vijon vaksinimi me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 8,864 vaksinime dhe prej fillimit të procesit janë kryer në total 697,811 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Prej tyre 234,409 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës për koronavirusin.
Sipas MSH, Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. sb/abcnews.al/