Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se gjatë vitit 2018 mund të gjendet një zgjidhje afatgjatë për Kosovën. Në një intervistë për revistën britanike, “The Economist”, ajo u shpreh se nuk dëshiron që të trashëgojë konfliktin e ngrirë. “Ajo që po bëjmë tani është kërkimi i një zgjidhje afatgjatë, që të mos lëmë një konflikt të ngrirë. Ne kemi një mundësi historike për të gjetur një zgjidhje praktike dhe të qëndrueshme”, theksoi kryeministrja serbe. “Nëse nuk e përdorim mundësinë në 2018, nuk do ta kemi atë në dekadat në vijim”, shton Bërnabiç. Gjithashtu shefja e qeverisë së Beogradit nënvizoi se nuk guxon të përdorë fjalën “Kosova e pavarur, pasi kjo do të hapte kutinë e Pandorës, siç po ndodh në Katalonjë”./abcnew.al
Kryeministrja e Serbise: 2018 mundësi për një zgjidhje afatgjatë për Kosovën
schedule21:54 - 9 Janar, 2018
schedule 21:54 - 9 Janar, 2018