Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se nuk ka shenja se Rusia dëshiron paqen në Ukrainë, duke kërkuar mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për Kievin.
Kryeministrja tha se mbështetja e Ukrainës ishte thelbësore për ruajtjen e një ekuilibri fuqie në fushën e betejës dhe krijimin e kushteve të paqes.
Duke folur në një konferencë shtypi të fundvitit, Meloni tha gjithashtu se synon të vizitojë kryeqytetin ukrainas përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt.
“Ne do të mbrojmë të drejtat ndërkombëtare të Ukrainës, sovranitetin dhe lirinë”, u tha Meloni gazetarëve. /abcnews.al