Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin viziton Irpin

schedule12:28 - 26 Maj, 2022

schedule 12:28 - 26 Maj, 2022

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka udhëtuar në Ukrainë duke vizituar qytetin e Irpin.

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli Bashkiak, duke theksuar se mbi 70% e qytetit është dëmtuar për shkak të luftës, shkruan la repubblica.

“Ne treguam pasojat e ‘paqes ruse’ dhe diskutuam çështjen e ndihmës në rindërtimin e qytetit tonë,” tha sekretarja e këshillit të qytetit Angela Makeyeva, duke falënderuar Finlandën për qëndrimin e saj për integritetin territorial të Ukrainës.

“Duhet të vendosim më shumë sanksione kundër Rusisë dhe do të ofrojmë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën”, tha kryeministrja e Finlandës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!