Kryeministrja e Estonisë mund të pasojë Stoltenberg në krye të NATO-s

schedule15:16 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:16 - 15 Nëntor, 2023

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas shprehu dëshirën e saj që kur të largohet Jens Stoltenberg, të shqyrtohet kandidatura e saj për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

E pyetur nga Politico nëse do të donte të ishte në krye të postit më të lartë të NATO-s, Kallas tha po.

Kryeministrja estoneze është ndër kritiket më të ashpra të Rusisë brenda BE-së dhe NATO-s dhe ka nxitur shpesh aleancën që të miratojë plane më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes për të mbrojtur tre vendet e saj të Balltikut: Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, në kufi me Rusinë.

Kallas hodhi poshtë pretendimet se lufta Ukrainë-Rusi ka arritur në një ngërç, duke vënë në dukje se Perëndimi nuk duhet të bjerë në grackën e supozimit se ka, sepse kjo do t’i shërbente planeve të Moskës.

Kallas udhëtoi në Uashington këtë javë, në një kohë trazirash në Europën Lindore në të cilën mbështetja e SHBA për Ukrainën po lëkundet, dhe u takua me zyrtarë të administratës Biden dhe ligjvënës në Capitol Hill.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!