Kryeministria: Në Shqipëri liria e shprehjes dhe e medias janë të garantuara

schedule20:10 - 6 Maj, 2022

schedule 20:10 - 6 Maj, 2022

Reporterët pa kufij përmes një reagimi në Twitter, i kërkuan kryeministrit Edi Rama të heqë “ndalimin arbitrar që kërcënon të drejtën e informacionit.”

Ata sollën në vëmendje masën e “riedukimit” që kryeministri vendosi ndaj një gazetareje duke mos ju përgjigjur për 60 ditë pyetjeve të saj.

Në postimin e Reporterëve pa Kufij thuhet: “RSF i kërkon kryeministrit  të heqë ndalimin arbitrar që kërcënon të drejtën e informacionit.”

Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin, Endri Fuga ka reaguar lidhur me këtë postim.

Fuga shprehet se raporti nuk reflekton realitetin faktik.

Sipas tij, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë.

Reagimi i plotë:

Unë besoj se çdo reagim duhet të jetë proporcional dhe fatkeqësisht, jo vetëm ky tëeet, por i gjithë raporti i publikuar javën e kaluar nuk reflekton realitetin faktik.

Për fat të mirë, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo mediave.

Ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga agjentët e sigurimit, llogaritë bankare të televizioneve bllokoheshin nga autoritetet tatimore, asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterë që qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama. A është çdo gjë perfekte?

Sigurisht që jo! Por incidente të vogla verbale mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por kudo, madje edhe në vende që renditen shumë më lart se ne, në të njëjtin raport të @RSF_inter, edhe pse askush nuk i përmend dhe as i konsideron. Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!