Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha në një konferencë ndërkombëtare se rindërtimi i vendit të tij të shkatërruar nga lufta do të kushtonte rreth 750 miliardë dollarë, sipas The Guardian.
Duke folur në hapjen e konferencës për rimëkëmbjen e Ukrainës në Zvicër, Shmyhal tha se asetet e konfiskuara të Rusisë dhe oligarkëve rusë duhet të përdoren për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.
“Ne besojmë se burimi kryesor i rimëkëmbjes duhet të jenë pasuritë e konfiskuara të Rusisë dhe oligarkëve rusë.
Autoritetet ruse nisën këtë luftë të përgjakshme, ata shkaktuan këtë shkatërrim masiv dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi për të,” tha ai. Shmyhal vlerësoi se asetet e ngrira të Rusisë arrijnë nga 300 deri në 500 miliardë dollarë.
Gjithashtu Zelensky tha se rindërtimi nuk ishte “detyrë e një kombi të vetëm”, por më tepër “një detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike”.
Konferenca dy-ditore, e mbajtur nën masa të rrepta sigurie në qytetin jugor të Zvicrës, Lugano, ishte planifikuar shumë përpara pushtimit dhe fillimisht ishte planifikuar të diskutonte reformat në Ukrainë përpara se të fokusohej në rindërtimin e vendit.
/abcnews.al