Kryeministri ukrainas: Kemi nevojë për 750 miliardë dollarë për rindërtimin e vendit

schedule15:56 - 4 Korrik, 2022

schedule 15:56 - 4 Korrik, 2022

Kryeministri ukrainas  Denys Shmyhal ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit rus.

Lexo edhe: Zelensky: 800 mijë ndërtesa janë shkatërruar që nga fillimi i luftës

Shmyhal tha në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, që po zhvillohet aktualisht në Zvicër, se kishte mbi 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturë nga agresioni rus.

Konferenca dyditore në Lugano, në të cilën ka folur tashmë edhe nga presidenti Zelensky, po mbledh së bashku disa liderë botërorë dhe OJQ me synimin për të hartuar një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!