Kryeministri ukrainas: Kemi furnizime të mjaftueshme me gaz për dimrin

schedule19:05 - 4 Nëntor, 2022

schedule 19:05 - 4 Nëntor, 2022

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka thënë se vendi i tij ka furnizime të mjaftueshme me gaz për këtë dimër kur merren parasysh importet e planifikuara.

Komentet e Shmyhal u bënë në një takim të kabinetit, në një kohë që Ukraina përballet me sulme ndaj infrastrukturës energjetike. Ai tha se Ukraina tani ka 14.5 miliardë metra kub gaz natyror në depot e saj nëntokësore.

Duke iu referuar muajve tetor-prill, kur Ukraina ndez ngrohjen me furnizim qendror në shtëpi, ai tha:

Duke marrë parasysh dërgesat e pritshme nga jashtë, kjo shumë është e mjaftueshme për sezonin e ngrohjes.

Ukraina po përballet me një dimër të rrezikshëm, pasi Rusia sulmon me raketa dhe municione në infrastrukturën e saj të energjisë, ujit dhe ngrohjes. Dimrat në Ukrainë janë zakonisht shumë të ftohtë, me temperatura që shpesh bien nën zero Celsius. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!