“Kryeministri të jetë i të gjithë bashkive”, Haxhimali: Sfidë për kryebashkiakët, çështja e borxhit

schedule14:37 - 16 Maj, 2023

schedule 14:37 - 16 Maj, 2023

Agron Haxhimali, ekspert i politikave vendore, tha sot në Sheshin e Dollarit, se është detyrim kushtetues i qeverisë për të patur bashkëpunim me të gjitha bashkitë në vend pavarësisht ngjyrave politike.

“Kryeministri e ka detyrim kushtetues bashkëpunimin me të gjithë kryetarët e bashkisë, pa iu bërë ftesë personale nga kryebashkiakët. Kryeministri të tërheqë cfarë ka thënë në fushatë, bashkëpunimi duhet të jetë i njëjtë, sipas kushtetutës e jo ‘një i njerkës e një i nënës’. Ai ndan paratë e qytetarëve jo të veta. Kryeministri të jetë i të gjithë bashkive, 100 fish duhet ta mbështesë kryeministri mbështetjen për bashkitë e opozitës.” tha Haxhimali ndërsa foli edhe për sfidat e kryebashkiakëve gjatë këtij mandati.

“Situata është pak më e vështirë për kryetarët e rinj. Një nga sfidat është cështja e borxhit. Bashkitë duhet të shlyejnë detyrimet. Nuk duhet të bëjmë gogolin për borxhin, një pjesë e mirë është ulur dhe përbën një lajm të mirë. Por rreth 14 bashki e kanë rritur këtë borxh. Nuk shqetësohem për volumin e borxhin, por shqetësimi vjen nga disiplina financiare.

Mylyshi përmendi pak më parë, edhe pse nuk është ulur në karrige, tha se do ulë shpenzimet e tepërta. Kemi konstatuar ne raport shpenzime të tilla janë të larta dhe duhet të shihen. Qytetarët shpenzojnë për investime, Çështja është sa të aftë të jetë të organizojnë buxhetin e tyre, sa punonjës iu duhen. N

uk kam mesazh se duhet të largojnë njerëz nga puna, por ta sistemosh bashkinë në fizioni me natyrën është shumë mirë. Asnjë qytetar nuk duhet t’i shmanget detyrimeve. Një bashki mbledh rreth 60 % të taksave mund të jetë pamundësia që kanë qytetarë e biznese për të paguar. Mund të jenë lënë edhe qëllimisht, por nëse të gjithë paguajnë mund të sigurojnë edhe pavarësi nga pushteti qendror.” u shpreh ndër të tjera ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!